Ambasadori i Francës në vendin tonë Cyril Bomgartner, deklaroi sot se Presidenti i Francës tashmë ka thënë se dëshiron që negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë të fillojnë së shpejti. Ambasadori me këtë rast iu referua deklaratës së presidentit francez Macron të bërë gjatë vizitës së kryeministrit Zaev në Francë.
“Kryeministri Zaev vizitoi Parisin qershorin e kaluar, ku realizoi një takim historik me Presidentin e Francës. I bëj thirrje të gjithëve që të dëgjojnë edhe një herë deklaratat e bëra për publikun me atë rast. Presidenti i Francës tha dhe përsëriste vazhdimisht se Franca dëshiron që bisedimet për anëtarësim të fillojnë pa vonesë, sepse Maqedonia ka bërë përparim të madh dhe e meriton atë”, tha ambasadori Bomgartner.