Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë Stambollin. Reshjet pritet të vazhdojnë deri të dielën pasdite.
Sipas meteorologëve, reshjet e borës në të gjithë Stambollin do të jenë veçanërisht të dendura gjatë ditës së sotme.
Autoritetet këshilluan banorët të jenë të kujdesshëm për shkak të akullit në rrugë, uljes së dukshmërisë dhe ndërprerjeve të trafikut.
Përveç Stambollit, stuhia goditi edhe rajonet fqinje duke përfshirë Kocaeli, Sakarya, Duzce, Bolu, Yalova, Balikesirin verior dhe Bursan perëndimore. Deri në mbrëmjen e së shtunës në këto zona pritet të ketë borë të dendur.
Ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloglu, u kërkoi banorëve të shtyjnë udhëtimet për fillimin e javës.
Përveç kësaj, aeroportet kryesore në Stamboll po punojnë gjatë gjithë kohës për të mbajtur pistat funksionale. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, disa fluturime të shtunën nuk mund të aterronin.
Për shkak të reshjeve të borës në Stamboll, Turkish Airlines (THY) njoftoi se disa fluturime të planifikuara për nesër janë anuluar.
Madje, për shkak të motit, të hënën mund të mbyllen edhe shkollat.
VIDEO: