Bordi zgjedhor i Turqisë nis vlerësimin e apelit për rivotim në Stamboll

Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë ka nisur të hënën vlerësimin e apelit të partisë së presidentit, Recep Tayyip Erdogan, (AKP) për anulimin e zgjedhjeve dhe mbajtjen e votimeve të reja në Stamboll, në të cilat partia opozitare siguroi mandatin për ta udhëhequr qytetin më të madh të shtetit, ka raportuar agjencia shtetërore turke “NTV”.

Partia Republikane e Popullit (CHP) ka shënuar fitore në kryeqytetin Ankara dhe në Stamboll për të parën herë pas 25 vjetësh, në zgjedhjet lokale të 3 majit që rezultuan me humbje të thellë për Erdoganin, i cili ka shërbyer si prefekt i Stambollit gjatë viteve 90, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.

AKP-ja në pushtet dhe MHP-ja aleate që atëherë kanë bërë thirrje për mbajtjen e votimeve të reja në Stamboll, duke përmendur parregullsi të shuma që kanë ndikuar në rezultat. Dy partitë aleate kanë paraqitur apel për anulimin e rezultateve në dy distrikte të Stambollit – Buyukçekmece dhe Maltepe.

Derisa apelet janë lënë në pritje për javë të tëra, Bordi i Lartë Zgjedhor (YSK) ka urdhëruar rinumërim të pjesshëm apo të plotë kudo në Stamboll. Prefekti i ri i Stambollit nga radhët e CHP-së, Ekrem Imamoglu, ka marrë zyrtarisht detyrën gjatë muajit të shkuar, ani pse aso kohe rinumërimi nuk ishte kompletuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme