Edhe në Rrugën e Kombit kanë nisur reshjet e dëborës, ku për pasojë të prezencës se akullit ka ndodhur edhe një aksident.
Mësohet se në segmentin Fan-Kolsh ka prezencë të borës e akullit.
Si pasojë e kësaj situate, një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona.