Borislavova: Tani për tani Petkov nuk do ta vizitojë Shkupin

Kryeministri bullgar Kiril Petkov nuk do ta vizitojë së shpejti Shkupin, tha kryetarja e kabinetit të kryeministrit të Bullgarisë, Lena Borislavova.

– Nuk do të ketë vizitë së shpejti, sepse nuk kemi një dokument që të mund të punojmë në bazë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Pra, siç konfirmoi dje pala maqedonase, konferenca ndërqeveritare shtyhet derisa të shohim hapa në lidhje me përmbushjen e kritereve dhe mirëkuptimit, të cilat tregojnë mbrojtje nga diskriminimi i pakicës etnike bullgare, tha Borislavova për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).

Ajo theksoi se “Bullgaria nuk kërkon një pakicë” në vend, por përfshirjen e bullgarëve si shtet-komb në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që “të kenë të gjitha të drejtat që gëzojnë popujt e tjerë”.

E pyetur nga gazetarët për “pritshmëritë e shoqërisë bullgare që Petkov të nënshkruajë një dokument me Shkupin”, Borislavova tha se një gjë e tillë nuk pritet për momentin.

E pyetur nëse një ndryshim i mundshëm në qëndrimin e qeverisë bullgare ndaj vetos për fillimin e negociatave të vendit me BE mund të rezultojë në rënien e kabinetit të Petkov, Borislavova tha se askush nuk do të ndërmarrë hapa në atë drejtim në asnjë mënyrë.

Ajo theksoi se, siç ka thënë vazhdimisht Petkov, ndryshimi i qëndrimit të vetos së Bullgarisë do të jetë i mundur vetëm duke arritur një konsensus të gjerë midis koalicionit qeverisës dhe opozitës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme