Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Kurti i cili po qëndron në SHBA, përmes një cicërime në Twitter ka falënderuar Borrelllin për telefonatën që ky i fundit i kishte bërë nga Kili, derisa ka treguar për temat e diskutuara.
Kryeministri thotë se ka pranuar përsëri falënderime nga Borrell për qëndrimet e harmonizuara të Kosovës me BE-në në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.