Borrellit i reagon për anshmëri edhe ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi

Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, lidhur me ngjarjet e djeshme në veri të Kosovës.

“Duke lexuar këtë tweet dhe komentet, nuk mund t’i shmangem përshtypjes se qëndrimi i BE-së bazohet në paragjykime dhe informata të gabuara – dhe jo në raporte të sakta lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës. (Reagimet e NATO-s janë shumë ndryshe). Kjo nuk është mirë për BE-në, edhe më keq për Ballkanin”, ka shkruar në Twetter Vlahoviq, i cili ka shërbyer edhe si ambasador i Malit të Zi në SHBA dhe Vatikan.

Reagimi i Borrellit të mërkurën ndaj aksionit të Policisë së Kosovës për kontrabandë në veri është parë si i njëanshëm.

Ai ndër të tjera në Twitter ka thënë se “incidentet në veri duhet të ndalen menjëherë”.

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, i është përgjigjur për reagimin e tij lidhur me situatën e tensionuar në veri. Teksa Borrelli kërkoi të mos ketë veprime të njëanshme e të pakoordinuara, Dalipi ka thënë se luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se aksioni të cilin Borrell e quajti “unilateral” nuk mund të ishte ndryshe, pasi sipas tij në Kosovë përgjigjet një Polici e Kosovë, Dogana, AKI-ja e KFOR-i, me të cilët janë koordinuar.

Raportuesja për Kosovën në Parlamenton Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, duke thënë se ai duhet të kritikojë shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit.

“Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Image

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme