David Rebeshi, vëllai i bosit të drogës në Itali, Ismail Rebeshit, i cili u arrestua nga Policia italiane më 14 gusht të këtij viti për trafik droge dhe shantazh, është lënë në qeli. Rebeshi u kap në zonën Viterbs në Itali, pasi kishte ndryshuar mbiemrin e tij, duke marrë atë të gruas.
Ai është emër i njohur për policinë italiane, pasi ishte pjesë e bandës së të vëllait, Ismail Rebeshit. Në shkurt 2017 ai u kap me 38 kilogramë drogë dhe u dëbua nga territori italian për pesë vjet dhe u dëbua për në Shqipëri. Por pas arrestimit, në gusht, David Rebeshi bashkë me 4 shqiptarët të tjerë, 24-vjeçarin me iniciale K.A., 23-vjeçarin me iniciale L.V. dhe I.F., 21 vjeç, janë lënë në burg nga gjykata italiane.
Ata u arrestuan nga Policia pas një kurthi të ngritur nga karabinierët italianë që kishin organizuar shkëmbimin e parave që duhet të dorëzonte te shqiptarët pronari i një restoranti të shantazhuar nga Viterbo.
“Do të të djegim lokalin dhe do të vrasim familjen” – ishin kërcënimet që kishte marrë biznesmeni italian për të dhënë 5700 euro. Objektivi i 30-vjeçarit David Rebeshi ishte të mblidhte sa më shpejt paratë për të paguar shpenzimet gjyqësore për të vëllain, Ismailin. Por plani nuk shkoi siç duhet.
Njëri prej shqiptarëve të arrestuar, pjesë e grupit mafioz ku bënin pjesë dy vëllezërit ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë. Bëhet fjalë për Sokol Dervishin për të cilin do të ketë ulje të një të tretës së dënimit të dhënë. Dervishi konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ismail Rebeshit, por ai ka bashkëpunuar me karabinierët dhe ka treguar detaje nga aktiviteti kriminal i bandës.
Ky i fundit ka treguar se porositë e Ismalit nga burgu, po shkonin për të vëllain e vogël David, i cili do të vazhdonte të drejtonte bizneset familjaret aktivitetin kriminal jashtë. Dervishi ka nxjerrë zbuluar anëtarët bandës.