Bota interesohet: Pse Turqia s’ka asnjë rast koronavirusi?

Sipas Daily Sabah, rreth 26 shtete kanë kontaktuar autoritetet turke përmes ambasadave respektie në Ankara ose përmes ministrive të tyre të Shëndetësisë, për të marrë informacion mbi përvojat e Turqisë dhe mënyrave të saj për të luftuar koronavirusin. Mes tyre janë dhe vendet më të goditura, përfshirë Italinë, Iranin dhe Korenë e Jugut.

Kërkesat për ndihmë janë bërë pasi të zbulohet se Turqia nuk ka regjistruar asnjë infeksion, edhe pse fqinj me Iranin në Lindje, në të cilin 194 njerëz kanë vdekur deri tani, përfshirë dhe njerëz nga nivele të larta zyrtare.

Sidoqoftë, nuk është rastësi që Turqia ka arritur të mbrohet kundër koronavirusit. Kjo, nëse merret parasysh fakti që ky vend ka instaluar pajisje për matjen e temperaturës së trupit në kufij, pasi u raportuan rastet e para të infeksionit dhe kështu reaguan shumë më shpejt se të gjitha vendet e tjera.

Në janar, Ministria Turke e Shëndetësisë instaloi tre kamerat e para termale në aeroportin e Stambollit, që është “porta e madhe” e hyrje-daljeve me botën.

Masat paraprake jo vetëm që përfshinin matjet e temperaturës së trupit, por Ministria e Shëndetësisë i dërgoi të gjithë udhëtarët që vinin nga Kina për kontrolle shtesë, si dhe për karantinim të gjithë ata që shfaqnin edhe simptomat më të vogla. Më vonë, këto masa u shtrinë edhe për udhëtarët e tjerë që vinin nga vendet që konfirmuan rastet e infeksionit të koronavirusit.

Pas përhapjes së epidemisë, u shtrënguan masat dhe u zgjerua përdorimi i kamerave termike, përfshirë dhe kontrolle shtesë në të gjitha vendkalimet kufitare, duke monitoruar nga afër pasagjerët që kishin ethe të larta ose kolliteshin.

Ndërsa të gjitha vendkalimet kufitare dhe aeroportet në Turqi ishin vendosur nën një kontroll të rreptë, ishte e qartë për autoritetet se personi i infektuar mund të hynte dhe “i pazbuluar”, pasi inkubacioni zvarritet për 14 ditë dhe kështu filloi dezinfektimin masiv i të gjitha vendeve publike dhe transportit urban. .

Në Stamboll, komuna ka vendosur sanitizues duarsh në stacionet e metrosë, si dhe në linjat e autobusëve që kalojnë nëpër disa qytete turke, veçanërisht ato që i përkasin anës aziatike.

Ministria turke e Arsimit njoftoi gjithashtu se dezinfektuesit u përdoren në shkolla.

Praktika të tilla u shtrinë ngado e tani Turqia vijon të mbetet e paprekur nga koronavirusi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme