Botimeve tona të reja u shtohet një album

Në radhën e titujve të rinj të Botimeve ALSAR vihet tani një përmbledhje ilustruese e figurave që udhëhoqën për shekuj Perandorinë Osmane.

“Album me portretet e sulltanëve osmanë” sapo ka parë dritën e botimit dhe shpejt do të jetë në duart e lexuesve.

Portretet përfshijnë jetëshkrime të shkurtra, të cilat i japin plotësinë e duhur botimit, të punuar me mjaft kujdes.

Botimi është në tre gjuhë, në shqip, anglisht dhe turqisht, siç mund të vihet re që në leximin e titullit.

Me të dhe disa tituj të tjerë të rinj nis seria e botimeve tona për këtë vit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme