Bozhidar Spasiq i dënuari si urdhërdhënësi për vrasjen e Enver Hadrit, ka thënë se Hadri ishte agjent i UBD’së, mirëpo ai nuk e ka njohur asnjëherë personalisht, në një intervistë për median serbe “Kurir.rs”, transmeton në shqip Gazeta Express.
Bozhidar Spasiq, një ish-oficer i zbulimit në Sigurinë e Shtetit, i dënuar si urdhërdhënësi për vrasjen e Enver Hadrit ka thënë se nuk ka marrë asnjë ftesë për ndonjë gjykim.
“Këtu mesiguri kemi të bëjmë me një akuzë private të vajzës së tij Teutës, akuzë kjo që po qëndron në gjykatën belge e për të cilën unë nuk di asgjë, ndërsa vet lajmi se unë jam dënuar thjesht më ka befasuar dhe mund të them se është plasuar vetëm që të plasohet – ka thënë Spasiq ekskluzivisht për Kurir, nga shtëpia e tij, transmeton Gazeta Express.
Spahiq ka thënë se në vitin 2008 në Beograd, policia e Brukselit e vizitoi në lidhje me rastin e Hadrit, por ata e dinin se në atë kohë ato ishin vetëm spekulime. Spasiq, në deklaratën për median serbe, ka konfirmuar se vetëm një herë kishte dëgjuar për këtë rast, dhe më pas i thanë se nuk kishte prova kundër tij.
Ai gjithashtu përmendi edhe Andrija Draskovicin dhe Vesko Vukotic, vrasësit e Enver Hadrit.
“Kurrë në jetë nuk e kam parë Andrija Draskovicin, ngjarjet rreth tij unë i kam parë vetëm nëpër gazeta, mirëpo Vukoticin e takova një herë shumë kohë më parë, në vitin 1992”, ka thënë Spasiq.
“Kur është fjala për Hadrin, ai ishte një agjent i UDB’së, por unë kurrë nuk e kam njohur”, ka thënë Spasiq, transmeton Gazeta Express.
Spasiq theksoi se e gjithë përmendja e këtij gjykimi nuk është e rastësishme në kohën kur gjykata vendos që ka nevojë për t’u marrë me krimet e kryera nga UÇK’ja.
Të përkujtojmë se Hadri është vrarë në Bruksel, në shkurt të vitit 1990, ndërsa Spasiq kohë më pare për Kurir, për këtë rast, pat deklaruar se për rastin në fjalë është marrë në pyetje para 8 vjetësh dhe se që atëherë i është thënë se kundër tij nuk ka kurrfarë dëshmish, prandaj tani nuk e kupton për çka bëhet fjalë./GazetaExpress/