Gazetari i përndjekur nga ish regjimi i Nikolla Gruevskit, Zoran Bozhinovski, në një intervistë për Almakos thotë se njësiti policor “Alfa” është përfshirë në vrasjen e katër fëmijëve maqedon në Liqenin e Smilkovës në vitin 2012, për të cilin me burgim të përjetshëm janë dënuar disa shqiptar.
“Rasti i Smillkovës do të zgjidhet vetëm nëse thirren në pyetje një nga një pjesëtarët e njësitit “Alfa”, dhe ata do të tregojnë se ato e kanë përdorur atë makinë. Dhe këtu përfundon çdo tregim më tej rreth asaj se a janë fajtorë apo jo personat e dënuar. Nëse hetimi i policisë dhe prokurorisë mbështetej në atë se ajo makinë ishte në vendin e krimit, ndërsa ajo është përdorur nga njësiti “Alfa”, atëherë vijmë në përfundim se njësiti “Alfa” i MPB-së është i implikuar në këtë rast. Konkretisht komandanti i asaj kohe, Ivica Ançevski – Puki”, thotë Bozhinovski në intervistën për Almakos.
Bozhinovski në këtë intervistë zbulon skenarin se si do të mbarojnë bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ai flet edhe për raportet në qeveri mes LSDM dhe BDI si dhe për fatin e njerëzve të korruptuar të Ali Ahmetit.
Pse Bozhinovski nuk beson në reformimin dhe demokratizimin e opozitës maqedone, VMRO-DPMNE dhe për shumë të vërteta tjera lidhur me reformat në Maqedoni, ndiqni intervistën me Bozhinovskin në Almakos të zhvilluar nga Naser Selmani, në kuadër të emisionit Pa teklif.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2018686788172163/