Braktisën mbledhjen sapo mori fjalën Rama, reagojnë për herë të parë ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë: Ja pse u larguam

Ambasada franceze dhe gjermane në Shqipëri kanë reaguar sa i takon bojkotit të fjalës së kryeministrit Edi Rama nga ambasadorët Zingraf dhe Basacq gjatë konsultimit publik për amnistinë fiskale.

Ata u shprehën se u larguan nga mbledhja sepse kishin takime të tjera. Ndërsa shtuan se qëndrimi i tyre mbi amnistinë fiskale të propozuar nga qeveria, ishte i njëjtë me pikëpamjet e shprehura nga delegacioni i Bashkimit Europian.

“Ne u larguam sot në mëngjes nga mbledhja që po zhvillohej për amnistinë fiskale sepse të dy kishim takime. Ne ndajmë plotësisht pikëpamjet e shprehura nga Delegacioni i BE-së”– thuhet në reagimin e Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme