Braktisi automjetin dhe u arratis pasi përplasi 5 këmbësorë, vihet në pranga 39-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e djeshme në rrugën “Halit Haxhija” në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga dhe ka përplasur pesë këmbësorë.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi P. B., 39 vjeç, dyshohet se ka kryer manovra të rrezikshme gjatë drejtimit të automjetit, çka ka sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen e të dëmtuarve.

Pas aksidentit, 39-vjeçari braktisi mjetin në vendin e ngjarjes dhe u largua, por u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.

Të lënduarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Bllokohet automjeti tip “Audi” dhe 39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme