Braktisi fëmijët dhe u largua nga banesa, policia vë nën hetim një nënë 31-vjeçare

Mësohet se policia ka vënë nën hetim një nënë 31-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa duke braktisur fëmijët e saj të mitur.


“Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen G. H., 31 vjeçe, banues në fshatin Taroninë, pasi është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijët e saj të mitur”, njofton policia.

Gjithashtu, stacioni i Policisë Dropull-Libohovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në Libohovë, pasi për motive të dobëta ka ofenduar dhe gjuajtur me gur shtetasin Sh. H., si dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme