Brenda 24 orëve, 46 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur 46 aksidente në komunikacion.

Këto të dhëna tregojnë se prej 46 aksidenteve, 13 aksidente kanë qenë të cilësuara “me të lënduar” dhe 33 të cilësuara “pa të lënduar”.

Në 24 orëshin e fundit nuk ka pasur asnjë aksident i cili ka përfunduar më fatalitet, por janë shqiptuar 1017 tiketa nga Policia e Kosovës, janë arrestuar 23 persona, derisa 13 prej tyre kanë qenë në mbajtje. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme