Dy persona dyshohet se kanë kryer vetëvrasje gjatë ditës së premte në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Pejë dhe tjetri në Podujevë, sipas raportimeve viktimat janë dy meshkuj
Po ashtu sipas njoftimit thuhet se viktima në Pejë ka vuajtur nga depresioni dhe se dyshohet se ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë.
Kurse, për rastin në Podujevë, Policia thotë se viktima është gjetur nga tre persona.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Viktimën e kanë gjetur tre dëshmitarë. Njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, stafi përgjegjës i emergjencës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”