Brenda 3 viteve, 457 persona kanë vdekur në aksidente trafiku

Gazetar: Mihajllo Donev

Në një periudhë trevjeçare, 457 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Analiza e Entit Shtetëror të revizionit përfshin periudhën nga viti 2020 deri në vitin 2023, kur kanë ndodhur 31,176 aksidente në rrugët e vendit. Revizioni vlerëson se, ndonëse merren masa për të përmirësuar sigurinë në trafik, ato nuk po kontribuojnë në uljen e numrit të viktimave.

“Revizioni ka identifikuar zbatimin e ngadaltë të aktiviteteve të parashikuara në dy strategjitë nacionale të sigurisë në trafik, gjë që nga ana tjetër shkakton zgjatje të afateve, përdorim joefikas të mjeteve, krijon shpenzime të reja dhe nuk mundëson arritjen e efekteve të pritura për rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e numrit të aksidenteve në trafik”, thonw nga ESHR.

Qëllimet për rehabilitimin e rrugëve kombëtare dhe rajonale nuk janë arritur, ndërsa paratë janë shpenzuar, thonë revizorët. Gjithashtu nënvizojnë se sistemi “Qytet i sigurt” nuk përdoret për të dokumentuar shkeljet dhe për të shqiptuar gjoba, megjithëse është funksional. Nga viti 2019 deri në vitin 2023, 37 milionë denarë para shtetërore janë shpenzuar për fushata për përmirësimin e gjendjes së rrugëve ndërsa vetëm në vitin 2020, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë bleu softuer dhe pajisje në shumë prej 7.3 milionë denarë, por ende nuk ka rezultate në terren.

“Analizat dhe inspektimet e kryera lidhur me sigurinë në trafik nga ekspertët e angazhuar për nevojat e Revizionit tregojnë nivel të lartë rreziku në pjesët që i përfshin analiza, sinjalistikë horizontale dhe vertikale jo të duhur, mirëmbajtje të dobët të rrugëve të cilat mund të shkaktojnë aksidente trafiku me pasoja”, vazhdojnw tutje nga ESHR.

Revizioni në fund jep rekomandime për përmirësimin e situatës, ndër të tjera, kërkon aplikimin e një sistemi për monitorimin dhe vlerësimin e efekteve të masave dhe aktiviteteve të zbatuara nga institucionet. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme