Në një gjatësi prej pesë kilometra shtrihet bunkeri gjigant nëntokësor i ndërtuar nga diktatori Benito Mussolini, që konsiderohet si njëra nga strukturat më mbresëlënëse të Luftës së Dytë Botërore, që brenda këtij bunkeri është një hapësirë prej 10 mijë metra katrorë.
Kompleksi në formë tuneli në malet shkëmbore Soratte, gjendet 35 kilometra në veri të qytetit të Romës, i cili jo vetëm që është bunkeri më i madh në Evropës, por gjithashtu është më misteriozi – për të cilin qarkullojnë thashetheme se vazhdon të mbaj afro 75 tonë ari të fshehur nga nazistët, gjatë kohës kur ishte okupuar ky vend nga gjermanët, transmeton Telegrafi.
Evakuimi filloi në vjeshtën e vitit 1937, kur Mussolini i njohur si “El Duce”, kërkoi ndërtimin e një bunkeri në një thellësi prej 280 metra nën tokë, që do të shërbente si shtëpi për qeverinë dhe gjeneralët italianë.
Zyrtarët ishin vendosur në një hapësirë prej 60 hektarë të rrethuar nga telat gjembor, ndërsa besohet se kjo zonë shërbente si fabrikë për pajisje ushtarake dhe bujqësorë, duke e fshehur me çdo kusht qëllimin e vërtet të këtij bunkeri.
Por, pasi që Italia arriti paqe me aleatët gjatë 8 tetorit të vitit 1943, gjermanët pushtuan dhe morën nën kontroll të plotë bunkerin që u shërbeu si shtab i përgjithshëm që komandohej nga gjenerali Albert Keeserling.
Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, ky bunker u shndërruar në një strehë anti-bërthamore që kontrollohej nga NATO. Ajo do të përdorej në rast të ndonjë sulmi bërthamor, si strehë për presidentin e Italisë dhe ndihmësit e tij më të afërt. /Telegrafi/