Gazeta e madhe amerikane The New York Times ka publikuar një fotografi të dhomës së Nënë Terezës në Romë, vendin ku ajo qëndronte gjatë vizitës së saj në këtë qytet dhe shtetin e Vatikanit.
Ajo qëndronte në këtë dhomë kur vizitonte edhe Misionaret e Bamirësisë, rrjetin e humanisteve të cilin e themeloi.
Roma kishte një vend gjithmonë të veçantë në zemrën e Nënë Terezës, shkruan The New York Times, duke cituar të afërmit që e njohin atë nga afër.
Për këtë arsye, Roma ishte një vend ku ajo gjithmonë ndalonte gjatë udhëtimeve të saj.
Kryeqyteti italian ishte gjithashtu edhe qyteti i parë në Evropë në të cilin Nënë Tereza hapi qendrën e Misionareve të bamirësisë.