Brenda shtëpisë fshihej një sipërmarrje kriminale, si policia britanike zbuloi të riun shqiptar që kultivonte drogë. Ja pretendimet para policisë

Autoritetet britanike kanë zbuluar një shtëpi kanabisi me vlerë deri në 200 mijë paund, ndërsa në pranga është vënë një emigrant shqiptar.


Sipas mediave britanike bëhet fjalë për shqiptarin Ardit Thkella, 23 vjeç, i cili ka pranuar se ishte i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Operacioni u zhvillua në muajin shkurt, ndërsa sot i riu shqiptar doli para gjykatës. Mësohet se ai kishte krijuar një fabrike të sofistikuar për kultivimin e kanabisit brenda në shtëpi, në Hull.

Në momentin kur policia ndërhyri, 23-vjeçari ndodhej brenda banesës dhe menjëherë ai tentoi të arratisej nga pjesa e pasme e shtëpisë, por më pas ai u vu në pranga nga policia.

Sipas Gjykatës, kanabisi po rritej në gjashtë dhoma dhe bimët ishin në faza të ndryshme të rritjes.

Ndërkohë shqiptari i tha policisë se kishte ardhur në Angli nga Shqipëria gjashtë muaj më parë.

Sipas pretendimit, ai nuk kishte mundur të gjente punë për të shlyer borxhin që kishte marrë për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkua.

I riu u shpreh se kishte takuar disa burra në një kafene në Londër dhe kishte qenë në shtëpinë  kur rritej droga për disa muaj.

Pas përfundimit të gjykimit, Thkella u burgos për nëntë muaj, por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, ai pritet të lirohet praktikisht menjëherë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme