Breshëri plumbash! Atentati në Pogradec, shënjestra djali i pronarit të hotelit (EMRAT+DETAJE)

Konflikti që nisi para dy vitesh, është rikthyer këtë të hënë në Pogradec, ku djali i pronarit të “Hotel Volorekës”, Joan Muçllari është plagosur me armë zjarri.

Sipas informacioneve në dispozicion, Fierdeus Berberi dhe Greis Maxhari, kanë plagosur me armë Muçllarin pranë hotel “Kalasë” në Pogradec.

Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili dy vite më parë qëlloi ndaj hotel “Volorekës” në tentativë për të vrarë babain e të plagosurit të ditës së sotme, Joanit, Jetmir Muçllarin.

Atentati ndaj Muçllarit në vitin 2020 erdhi pasi ai nuk i kishte paguar “gjobën” Berberit i cili njihej si një nga të fortët e qytetit.

Kush është Ilir Berberi, i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës”?

Ilir Berberi një nga të arrestuarit nga RENEA në vitin 2020, pasi kishte qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të hotel “Voloreka” në kulmin e sezonit turistik, pasi donte të vriste Jetmir Muçllarin, njiohet si një person mjaft i rrezikshëm.

Berberi ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari  ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht 202 hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht në vitin 2020 u arrestuan edhe Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia si dhe Mariglen Topuzi.

Plagosja e Joan Muçllarit

Pa kaluar ende dy vite nga atentati i dy viteve më parë, Firdeus Berberi, djali i të forti të Pogradecit, në shenjë hakmarrjeje për babain e tij në burg, ka qëlluar me kallashnikov mbi Joan Muçllarin, djalin e Jetmir Muçllari.

Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me pare, ku u qëllua drejt hotel Voloreka ndërkohë qe ishte i mbushur me pushues. I plagosur ka mbetur djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm.

Dyshimet për ditën e sotme ishin se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020. I plagosuri jashte rrezikut./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme