“Brigada e veriut me gjeneral Radojçiqin”/ Ish-ambasadori kërkon të kyçjen e NATO-s në dialogun e Brukselit: Ja çfarë bëri Vuçiqi

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci thotë se është shkelur Marrëveshja e Kumanovës dhe Rezoluta 1244 nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo sipas tij ka ndodhur me formimin dhe operimin e Birgadës së veriut me gjeneral Radojçiqin.

Peci përmes një postimi në Facebook, thotë se, tolerimi i Serbisë me paramilitarë në veri dhe kërcënimet ushtarake e dobësojnë kredibilitetin e NATO-s.

Ai propozon që në negociatat e Brukselit të kyçet edhe NATO.

Postimi i plotë:

Formimi dhe operimi i Brigades se Veriut ne veri te Kosoves, me “gjeneral Radojcicin” ne krye, te cilen ne Kuvendin e Serbise vet Vucici e glorifikojte, eshte nje shkelje blatante e Marreveshjes se Kumanoves dhe vet Rezolutes 1244.

Tolerimi i Serbise me paramilitare ne veri dhe kercenime ushtarake ne veri te Kosoves, vetem sa e dobeson kredibilitetin e NATO-s, dhe me se shumeti i bene sherbim Rusise.

Per te zgjedhur situaten e tanishme, ne negociatat ne Bruksel duhet te kycet edhe NATO-ja, sepse zgjidhja e ceshtjes se targave duke pasur paramilitare te Serbise ne veri, nuk ofron zgjidhje, por do te ishte vetem nje iluzion.

Kosova duhet te kete ne plan te pare sigurine e qytetareve ne veri, sidomos qe deri me tani nuk ishte ne gjendje t’i mbroje ata qe i konvertuan targat ne RKS. Kjo siguri, dhe me kete edhe forcimi i rendit e ligjit e sovranitetit, nuk mund te arrihet pa plan te perbashket me SHBA dhe BE-ne.

Ne fund edhe nje gje duhet ta kemi te qarte dhe ate qe prezenca e KFOR-it nuk eshte ne sherbim te agjendave ditore te Qeverise se Kosoves, por per ruajtjen e paqes dhe sigurise ne vend. Kur keto agjenda koincidojne njera me tjetren, eshte deshmuar se situatat jane zhvilluar ne dobi te Kosoves.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme