Brigadës së zëvendësministrave i shtohen edhe 3 emra të rinj (Dok)

Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj siç duket nuk po i mjaftojnë 70 zëvendësministritat e emëruar deri tani. Kryeministri, sot më 19.04.2018, ka vendosur që të emërojë edhe tre zëvendësministra të rinj.

“Gazeta Blic”, ka siguruar vendimet e Kryeministrit Haradinaj, për emërim të tre zëvendësministrave më të rinj në Qeverinë Haradinaj.

Bekim Jupa, i cili është emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Mevludin Krasniqi, është emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Isni Kilaj, i cili më parë mbante postin e Zëvendësministrit të Bujqësisë, tashmë është liruar nga ajo pozitë për t’u emëruar Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

Kujtojmë se, në njërën nga intervistat e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, kur është pyetur për 10 nga zëvendësministrat e Qeverisë së tij, ai nuk i ka njohur.
Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë, një zëvendësministër paguhet me rreth 1 mijë e 100 euro pagë bazë. 58 zëvendësministrat dhe nga 2 punëtorë administrativ të tyre u kushtojnë taksapaguesve të Kosovës më shumë se 110 mijë euro në muaj.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 18 për qind e popullsisë jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë, kurse 5.2 për qind në varfëri ekstreme me vetëm 1.30 euro në ditë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme