Britania dhe Irlanda në kaos nga stuhitë e dëborës

“Bisha nga Lindja” është në ditën e saj të fundit. Por vendin e saj në Irlandë dhe Britaninë e Madhe e ka zënë stuhia e dëborës “Ema” që i ka zhytur këto dy vende në kaos total, duke detyruar ushtrinë të marrë situatën nën kontroll.

Në rrugët e Uellsit, niveli i dëborës arrin në gjysmë metri. Qarkullimi rrugor është totalisht i bllokuar, duke i lënë drejtuesit e automjeteve në rrugë për orë të tëra. Nuk kanë qenë të pakta aksidentet e rënda, siç i shini edhe në këto pamje të publikuara nga mediat britanike.

Autoritetet irlandeze mbyllën përkohësisht aeroportet, për shkak të stuhisë së dëborës, fuqia e së cilës duket qartë në këto pamje.

Erërat e forta kanë shkatërruar linjat elektrike, duke lënë pa energji 24 mijë shtëpi e biznese. Dëbora ka bllokuar hekurudhat në Britaninë e Madhe. 16 orë të bllokuar qëndruan pasagjerët e një treni në jugperëndim të vendit, pasi trashësia e dëborës e kishte bërë të pamundur lëvizjen në hekurudhë.

Ndërsa në plazhet e veriut të Spanjës, këto ditë është bërë edhe ski.

Në total, vala e acarit që goditi gjatë javës Europën shkaktoi 55 viktima. Rekordin e mban Polonia me 21 të vdekur, kryesisht të pastrehë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme