Britania e Madhe refuzon të përfshihet në hetimin për rastin Dehari

Britania e Madhe e ka refuzuar kërkesën e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, që ekspertë të policisë Scotland Yard të përfshihen në hetimin për rastin e Astriti Deharit, raporton KTV.

Në përgjigjen e Ambasadës britanike në Prishtinë thuhet se se rasti Dehari s’ka të bëjë asgjë direkt me Britaninë, prandaj përfshirja e policisë britanike do të ishte e papërshtatshme.

“Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e rrethanave të vdekjes tragjike të Deharit.Çdo vdekje në paraburgim meriton hetim të kujdesshëm. Andaj, duke marrë parasysh që ky rast nuk ka lidhje direkte me Britaninë, do të ishte e papërshtatshme të përfshihet policia britanike”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga Ambasada britanike.

“Autoritetet e Kosovës duhet ta kryejnë hetimin tërësisht dhe në mënyrë të paanshme, duke siguruar transparencë për familjen dhe publikun”, theson Ambasada britanike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme