Britania e Madhe, Spanja dhe Franca e njohin Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës

Tri shtete të rëndësishme evropiane, Britania e Madhe, Spanja dhe Franca, kanë njoftuar se e njohin zyrtarisht udhëheqësin e opozitës venezuelase, Juan Guaido, si president të përkohshëm të Venezuelës.

Këto shtete evropiane kishin njoftuar javën e kaluar se do ta njohin zyrtarisht Guaidon si president nëse Nicolas Maduro nuk i shpall zgjedhjet e reja brenda tetë ditëve. 

“Nicolas Maduro nuk i ka shpallur zgjedhjet brenda afatit të përcaktuar nga ne. Prandaj, Britania e Madhe e njeh Guaidon si president të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Shpresojmë se ky vendim do të na sjellë më afër fundit të krizës humanitare”, ka thënë ministri i jashtëm britanik, Jeremy Hunt.

Guaido zyrtarisht është kryetar i Kuvendit Kombëtar, në të cilin dominojnë deputetët e opozitës. Ai e shpalli veten president më 23 janar, duke e sfiduar politikisht presidentin aktual, Nicolas Maduro. 

Para kësaj njohjeje, Guadio është njohur si president edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa kundërshtohet nga Rusia, Kina dhe Turqia, shkruan “CNN”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme