Britania e Madhe u jep një porosi Kosovës e Serbisë

Zyrtarë ndërkombëtarë kanë mohuar për gazetën “Zëri” se dy palëve të përfshira në dialog t’u jetë ofruar ndonjë plan për Kosovën, siç kanë raportuar ditë më parë mediet serbe. Përkundrazi, sipas tyre Kosova dhe Serbia duhet të dalin vetë me propozime konkrete rreth fazës finale të dialogut.

Ndërkaq Ambasada e Britanisë së Bashkuar në Kosovë ka thënë  se nuk ka asnjë lloj plani të hartuar nga BE-ja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe, për të cilin ishte raportuar ditë më parë në medie.

Përkundrazi, nga kjo ambasadë kanë thënë se dy palët e përfshira në dialog duhet të dalin vetë me propozime.

“Nuk ekziston një ‘plan i Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe BE-së’ që u është paraqitur palëve. Është e rëndësishme që sikur Serbia, edhe Kosova të dalin vetë me propozime konkrete dhe dobiprurëse. Po ashtu është e rëndësishme që çdo marrëveshje të pranohet dhe të mbështetet nga të dyja palët, duke përfshirë popullatën e të dyja vendeve”, potencohet në përgjigjen e Ambasadës.

Pavarësisht kësaj, thuhet se partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar për ta përkrahur një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës e Serbisë.

“Partnerët mbeten të përkushtuar për ta mbështetur një marrëveshje të qëndrueshme”, ceket më tej.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme