Britania është në bisedime që Ford mos të ikë pas Brexit

Kryeministrja Theresa May ka thënë se qeveria e saj do të jetë në bisedime të vazhdueshme me Ford, për të gjetur për të mbajtur fabrikën e veturave në Wales edhe pas largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, transmeton koha.net.

Sindikata më e madhe e tregtisë në Britani frikësohet se më shumë se 1 mijë vende të punës mund të humben nga fabrika e Fordit, pavarësisht se prodhuesi i SHBA-së i veturave ka siguruar se prapë do t’i duhet punëtor në numër të ngjashëm në vitet e ardhshme.

“Ministritë në këtë qeveri kanë qenë të angazhuar me shumë kompani të ndryshme nga sektori i prodhimit të veturave, duke përfshirë Ford dhe kompanitë tjera”, ka thënë ajo në parlament.

“Ne tani përbëjmë rreth një të tretën e prodhimit botëror të motorëve të Ford, dhe vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme. Ne kemi qenë në bisedime me Ford, dhe do të vazhdojmë të kemi bisedime të rregullta me Ford rreth mënyrës se si qeveria mund të ndihmojë për tu siguruar që ky sukses të vazhdojë”, ka shtuar ajo.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme