Britania paralajmëron të ndalojë hyrjen e emigrantëve nga BE

Dalja e Britanisë nga Unioni nis së shpejti dhe një proces i tillë do të ketë efekte në të gjithë Bashkimin Europian.

E ndërsa në muajin mars pritet të nisin zyrtarisht procedurat e Brexit, duket se kreyministrja Theresa May po shqyrton mundësinë e ndalimit të qarkullimit të lirë për të gjithë emigrantët e Bashkimit Europian.

Lajmi bëhet me dije nga prestigjizoja britanike “The Telegraph”, transmeton Shqiptarja. Sipas saj, ky plan i kreut të Downing Street do të nisë në mes të muajit mars në kohën kur qeveria zyrtarizon në parlament artikullin 50 të Lisbonës ku përcaktohen hapat e daljes nga unioni.

Shefja e qeverisë ka ndërmend të konfirmojë që qytetarët e Bashkimit Evropian, pas hyrjes në fuqi të nenit 50, nuk do të kenë më automatikisht të drejtën për të qëndruar në mënyrë të përhershme në Mbretërinë e Bashkuar”, citon e përditshmja.

”The Telegraph” kujton se pas Brexit, qytetarët e Bashkimit Evropian mund të jenë subjekt i vizave si edhe i limitimit të përfitimeve, ndërkohë që ata që ndodhen aktualisht në Britaninë e Madhe do të kenë të gjitha të drejtat deri në momentin kur edhe Bashkimi Evropian do t’ia garantojë këto të drejta qytetarëve britanikë.

Gazeta hedh hipotezën se tensionet e reja mes Londrës dhe Bashkimit Evropian mund të fillojnë sërish kur Brukseli t’i kërkojë Mayt garantimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve të BE-së deri në fund të vitit.May pritet ti kërkojë vendeve të BE një marrëveshje në mënyrë që negociatat e Brexit të jenë më të shpejta.

Pasi edhe shumë zyrtarë britanike kanë ngritur shqetësimin se deri në fund të negociatave numri i emigrantëve që shkojnë drejt Britanisë së Madhe do të jetë më i madh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme