Votuesit britanikë kanë zgjedhur 200 femra për t’i përfaqësuar në Parlament, duke shënuar kështu një numër historik të lartë të deputeteve femra në Dhomën e Komunëve.
Numri i mëparshëm i deputeteve femra nga zgjedhjet e vitit 2015 ishte 191 përfaqësuese, raporton “The Telegraph”.
Numri historik i deputeteve femra u festua masivisht në mediat sociale, duke u shënuar si një arritje spektakolare.
Disa nga emrat më të lakuara janë Amber Rudd, Sekretarja e Brendshme e Kryeministres May dhe Caroline Lucas, përfaqësuese e liberal-demokratëve.