Një 36-vjeçare në Angli ka pranuar se ka tentuar të fusë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dy shtetas shqiptarë. Sipas Daily Mail, Jade Wood, ka pranuar se kishte futur në bagazhin e makinës dy shtetasit shqiptarë me synimin për t’i kaluar ilegalisht në Angli.
Përveç 36-vjeçares, në seancën e zhvilluar të hënën në gjykatë u paraqitën edhe dy persona të tjerë, të cilët kishin qenë në automjet si pasagjerë, por janë shpallur të pafajshëm.