Brnabic i quan ‘gabim’ bombardimet, falënderon Rusinë e Kinën

Kryeministrja serbe Ana Brnabic ka thënë se Serbia është e vetëdijshme për gabimet të cilat i ka bërë në të kaluarën, por bombardimet e vitit 1999 sipas saj kane qenë gabim i të tjerëve, e jo i qytetarëve të Serbisë.

Brnabic në konferencës “Agresioni i NATO-s në Jugosllavi: 20 vite pas”, sipas medieve serbe, ka thënë se Serbia nuk guxon të harrojë viktimat e këtij agresioni dhe ekonominë e devastuar, por duhet të falë sepse, siç ka thënë, ajo është e vetmja rrugë që të realizojë potencialet e mëdha dhe t’i kthehet se ardhmes, partneritetit e bashkëpunimit.

Ajo ka thënë se Serbia “do t’i mbetet besnike traditës e historisë” dhe se “kurrë nuk do të harrojë” miqtë, të cilët i kanë qëndruar pranë në kohët më të vështira, me ç’rast ka falënderuar Rusinë e Kinën, por ka shtuar se vendi do të zhvillojë marrëdhënie partneriteti edhe me ata të cilët kanë marrë pjesë në bombardimet e vitit 1999 dhe të ndërtojë ura “me ata të cilët sot nuk i kuptojmë”, duke vlerësuar se kjo rruga drejtë së mirës.

Brnabic nuk e ka thënë asnjë fjalë për viktimat, shkaku i të cilave edhe janë bërë bombardimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme