Brnabic për bashkimin e Luginës së Preshevës Kosovës: Botëkuptim i shtrembër i gjeopolitikës

Deklarata e Ragmi Mustafës se Lugina e Preshevës është brenda kontekstit të bisedimeve Kosovë-Serbi ka nxitur debat në opinionin publik serb me akuza e kundër akuza nga pushteti e opozita serbe. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ishte mjaft e irrituar me gjithë situatën dhe i vlerësoi hipokrizi akuzat nga opozita serbe.


“Hipokrizi, jo seriozitet dhe e ultë prova e plasimit të lajmit për kërkesën e përfaqësuesit të Shqiptarëve në jug të Serbisë që në komunat Preshevë e Bujanovc të vendosen masa që Serbia kërkon për serbët në Kosovë” tha Brnabic.

Kjo zënkë me opozitën nisi nga pyetja e deputetit serb Djordje Vukadinovic në Kuvendin serb, i cili thotë se këto kërkesa rrodhën nga politika e “përkufizimit” të qeverisë së Serbisë.

Brnabic i ishte përgjigjur deputetit serb duke ju shmangur kritikave të Ragmi Mustafës dhe kërkesave të tij për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“jam e sigurt se e dini që kjo nuk është hera e parë që përfaqësues politik të shqiptarëve në Preshevë e Bujanovc thërrasin për bashkimin e këtyre komunave Kosovës apo Shqipërisë së Madhe. Kjo është ide e një botëkuptimi të shtrembër të gjeopolitikës”.

Ajo theksoi se qeveria serbe po punon për atë që serbët të mbeten në Kosovë dhe të përmirësohet siguria e serbëve dhe shtoi se deri tek kjo thirrje ‘politike’ të Shqiptarëve kishte edhe me referendumin e në komunat Medvegjë, Preshevë e Bujanovc në vitin 1992. E vazhdoi zënkën me opozitën duke e akuzuar deputetin Vukadinovic se ka mungesë kuraje për të marrë me çështjen pa e shpjeguar se çfarë ideje kanë pushteti serb për ta zgjidhur.

“Ju nuk keni guximin politik që të zgjidhni çështjen shekullore dhe dëshironi që të ja lini trashëgimi gjeneratave të ardhme” ju drejtuar Vukadinovicit kryeministrja serbe Brnavbic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme