Brnabic për vrasjen e Oliver Ivanovic: Ne po hetojmë me duar të lidhura nga Kosova dhe ndërkombëtarët

Dy vite pas vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanovic, u mbajt një përkujtim për të dhe pjesëmarrëse ishte edhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, tha se Serbia nuk do të dorëzohet deri sa gjinden porositësit dhe dorasit e vrasjes së këtij krimi, ‘ata të vërtetit e jo si dëshirojnë disa të shpikin’ sipas saj.


Brnabic tha për televizionin publik serb RTS tha se Beogradi këtë hetim po e kryen i vetëm, pa asnjë mbështetje të Prishtinës dhe aktorëve ndërkombëtar në Kosovë, këtu mendon për EULEX pasi siç tha UNMIK “nuk ka kompetenca të veçanta”.

Sipas Brnabic, pushteti serb ka disa “njohuri të caktuara” të cilat nuk mund t’i bëjë publike që të mos rrezikonte njerëzit dhe hetimin, duke shtuar se situata në Kosovë është e atillë ku nuk mund të ndalen vrasjet as të dëshmitarëve të mbrojtur të Gjykatës Speciale transmeton Gazeta Metro.

“Ne po kryejmë hetimin me dorën e majtë e atë të djathtë lidhur nga Prishtina dhe bashkësia ndërkombëtare” tha Brnabic.

Ajo shtoi se të akuzuarit për vrasjen e Ivanovic nuk mund të presin gjykim të drejtë në Kosovë dhe theksoi se aktakuza është një ‘farsë’ dhe se “dëshmitë, nëse mund të quhen të tilla, kontradiktore”.

Branbic e përsëriti qëndrimin e zakonshëm tani të pushtetit të Vucic se serbëve kudo që janë ju duhet paqe e siguri dhe se Serbia do të dijë si të jua sigurojë atë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme