Brnabiq për Kosovën: Serbia nuk do të njohë një vend tjetër në territorin e saj

Serbia është e gatshme të marrë pjesë në zgjidhjen e problemit të Kosovës në një mënyrë të matur dhe të përgjegjshme, por nuk do ta njohë ekzistencën e një shteti tjetër në territorin e vet.
Kështu ka deklaruar krymeinistrja serbe, Ana Brnabiq e cila ka shtuar se konflikti midis popullit serb dhe shqiptar nuk mund të zgjidhet duke siguruar mbështetje për një palë për çdo kërkesë, gjersa kjo palë sipas saj do të ishte e paarsyeshme dhe nga pala tjetër të pritet që të përkulet dhe të bie dakord për çdo zgjidhje të imponuar.

Shefja e ekzekutivit serb theksoi se një gjë e tillë nuk do të pranohej nga asnjë popull i pjekur , sidomos nga serbët, i cili në të shkuarën e ka paguar lirinë dhe të drejtën për të vendosur.

“Zgjidhja duhet të marrë parasysh pozicionet e të dy popujve” – shtoi Brnabiq në konferencën shkencore ndërkombëtare “Kosova dhe Metohija: Sui generis ose precedent në marrëdhëniet ndërkombëtare”, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme