Brnabiq thotë se Serbia synon kompromisin historik me Kosovën

Kryeministrja e re e Serbisë, Ana Bernabiq, ka paraqitur sot para deputetëve një ekspoze mbi synimet që ka ajo në krye të Qeverisë së këtij vendi.

Ajo ka shfaqur bindjen se vendi i saj do të tregojë guxim për të shtyrë kufijtë e synimeve dhe të bëjë hapa në ardhmëri.

Ajo nuk e ka shmangur as Kosovën. Ajo ka kujtuar se sot është fesat e Vidovdanit. “Dëshiroj të jap mesazhin se do të vazhdojmë politikën e paqes dhe të bashkëpunimit me Kosovën e Metohinë me qëllim të kompromisit historik dhe të pajtimit të popullit serb e shqiptar”, është shprehur Brnabiq, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

“Qëllimi është të politikën e stabilitetit në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë (siç e quajti edhe kjo Republikën e pavarur të Kosovës), zbatimi i politikës së përcaktuar shtetërore, vazhdimi i negociatave me Prishtinën, avancimi9n e zhvillimit ekonomik dhe të kushteve të jetesës të popullsisë serbe dhe vazhdimin e mbështetjes kthimit të qëndrueshëm”, ka thënë ajo.

Bernabiq u angazhua për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit / Bashkësisë së Komunave Serbe ashtu siç është vendosur me Marrëveshjen e Brukselit, ndërsa ka shtyuar se në këtë punë pret mbështetjen e Vuçiqit, por edhe të nënkryeministrit të parë të Serbisë, Ivica Daçiqit.

Ana Brnabiq ka propozuar një listë prej 21 ministrash, 18 ministra resoresh dhe tre pa portofol si dhe katër zëvendëskryeministra.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme