Brnabiq: Vendimi i Prishtinës për referendumin është i turpshëm, do të flasë me BE-në

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se vendimi i Prishtinës për të mos lejuar serbët nga Kosova të votojnë në referendumin në Kosovë është i turpshëm, dhe se ajo nuk i kupton partnerët nga bashkësia ndërkombëtare të cilët nuk reaguan.

Ajo tha se këtë çështje do ta ngris në Bruksel gjatë vizitës së saj më 25 janar.

“Në Bruksel do të marr pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit, në kuadër të negociatave të para-anëtarësimit dhe do të kem takime me zyrtarët e BE-së. Do t’i pyes me dyer të mbyllura se çfarë synojnë të bëjnë duke pasur parasysh ndalimin e pjesëmarrjes së serbëve në referendum”, tha Brnabiq.

Kryeministrja ritheksoi se vendimi i autoriteteve të Kosovës është skandaloz dhe i turpshëm, por edhe se nuk i kupton partnerët e huaj, komunitetin ndërkombëtar, BE-në apo shtetet e QUINT-it, të cilat vetëm thonë se kanë bërë gjithçka që kanë mundur, shkruan Tanjug.

“Ju u keni mohuar serbëve në Kosovë një të drejtë themelore dhe besoj se kjo do të ketë pasoja të gjera. Varet se si do t’i qasen zgjedhjeve të 3 prillit, por sigurisht që do të jetë në agjendën e të gjitha takimeve tona me ta në të ardhmen”, tha Brnabiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme