BRUKSELI E PËRSHËNDET TAKIMIN E KATËRSHES NGA KOSOVA DHE SERBIA

Në Bruksel sot do të mbahet raund i ri i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, në të cilën përveç kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq, do të marrin pjesë edhe presidentët e të dy shteteve, Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliq. “Brukseli e përshëndet ardhjen e përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit në nivel më të lartë të mbledhjes”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, duke vlerësuar se zhvillimi i situatës ditëve të fundit e potencon nevojën për përforcim të angazhimit të të dy palëve. “Zhvillimi i ngjarjeve ditëve të fundit e potencon nevojën për përkushtim të përforcuar dhe angazhim të të dy palëve përmes dialogut”, porositi Kocijançiq në selinë e KE-së në Bruksel. Ajo përsëriti se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është me rëndësi të madhe për të dy vendet, rajonin dhe BE-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme