Sot ka vazhduar dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku kryesisht është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri më tani, por që nuk janë zbatuar.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë për Tanjug se në mesin e temave të diskutuara ka qenë edhe ajo për Asociacionin.
“Është e vërtetë që pas një kohe të gjatë ne kemi një format të tillë, dhe po flasim për zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu por që nuk janë zbatuar. Në këtë kuptim takimi ka qenë shumë i rëndësishëm”, ka thënë Kocijançiq, transmeton lajmi.net
“Edhe Asociacioni ishte temë e diskutimit”, ka thënë ajo, duke mos dashur të japë detaje tjera.
Sipas zëdhënëses së KE-së dialogu duhet të vazhdojë me një ritëm më të shpejtë.
“Ne e presim një angazhim konstruktiv nga të dy shtetet në zbatimin e marrëveshjeve”, ka thënë Kocijançiq.
Ajo nuk ka treguar se kur do të ketë bisedime të nivelit më të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Vazhdimi i dialogut ishte parapri të ishte në muajin janar por pala serbe u tërhoq pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Kosova në këto takime udhëiqet nga Avni Arifi, që është shef i ekipit negociator.