Buja: Nuk kam kurrfarë lidhje me personin që doja ta punësoja

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, ka sqaruar përgjimet telefonike që janë publikuar sot nga Gazeta Insajderi, në të cilën Buja kishte vendosur që në Agjencinë e Akreditimit ta punësonte Fatmir Arifin, të cilin thotë se e kishte vlerësuar profesionalisht, kurse Adem Grabovci i thotë Bujës që do të duhej ta propozonte Ramadan Gashin – ish-kryetar i Komunës së Skenderajt
Buja ka sqaruar për Insajderin se Fatmir Arifin e ka takuar rastësisht dhe as që e ka njohur ndonjëherë.

“Këtë djalin (Fatmir Arifin) e kam takuar rastësisht në kafe, dinte gjuhë të huaja, i Preshevës, Bujanovcit a Medvegjës, s’e di, i thash apliko, dhe nëse del i pari, ban vaki që bahesh (punësohesh). Pastaj s’u ba kurr ajo punë dhe mbaroi puna”, ka sqaruar Buja.

Madje ai tregon edhe bisedat me bashkëpartiakët e tij në kohën kur e kishin zgjedhë atë për pozitën e ministrit të Arsimit. Ai u kishte kërkuar atyre që të mos e pengonin në punën e tij.

“Nuk po du tash justifikim, se ajo bisedë kur është ba, është ba, këtyre shokëve të mi kur me kanë emëru ju kam pas thanë: a doni me m’dihmu, kanë thanë po! Thash ndihmimi për mu është që mos me m’pengu”, ka shtuar më tej Ramë Buja, ish-ministër i Arsimit në Kosovë.

Buja ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje, as familjare dhe as shoqërore me Fatmir Arifin, për të cilin thotë se sot e kësaj dite është i papunë./Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme