Kandidati për president nga rradhët e Frontit Europian, Bujar Osmani mbrëmë në një tubim paralajmëroi qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Lindjen e Mesme ta lëshojnë vendin sepse siç tha ai pritet një konfikt i gjërë mes Izraelit dhe Iranit.
Pas fillimit të sulmeve të Iranit me dronë e raketa ndaj Izraelit, Bujar Osmani thotë që të ndalen ofendimet dhe lajmet e rreme të nxitura nga opozita të cilat kanë për qëllim uljen e besimit në institucione.
“Dje paralajmrova për këtë qe ndodh sonte. I lexoj komentet kryesisht të nxitura nga opozita, ofenduese dhe nënçmuese. Kjo është pasojë e luftës hibride me lajme të rreme që ka për qëllim uljen e besimit në institucione .
Ti themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride që ka kontaminuar hapsirën publike dhe për pasojë ka rrezikimin e jetës së njerëzve”, shkruan Bujar Osmani, kandidat për president. /Alsat.mk
BREAKING:
Hezbollah start firing MLRS rockets toward northern Israel pic.twitter.com/tVKipWtBFa
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 13, 2024