Buja:Trenin nuk e ndali as Amerika,as Thaçi por e ndali Vuciqi

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, e ndaloi trenin që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja.

 

Veprimet e institucioneve të Kosovës bënë që të ndikojnë në vendimit e kryeministrit serb, ka vlerësuar Buja.

“Trenin nuk e ndali as Amerika por e ndali Vuciqi”, ka thënë Buja në “Rubikon” të KTV’së.

“Po ta kishte ndal Kosova, do ta ndalte në kufi. Vendosja e njësiteve speciale që gabimisht po quhen ROSU pasi nuk është më ashtu, njësitet speciale janë vendosur në kufi. Veprimet e institucioneve tona, kanë sjellë një vendim të tillë të Vuciqit”, ka deklaruar Buja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në emisionin “Komiteti” të Gazetës Express se po të mos jepte ai urdhër për ndalimin e tij, treni do të futej në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme