Roland Bejko, i caktuari nga PD-ja si përgjegjës për procesin e reformës territorial ka pranuar publikisht se do të ulet në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të folur në lidhje me këtë çështje.
Një ditë pasi vetë kryeministri Rama, i ftuar në “Opinion”, u tregua i gatshëm të ulet në tryezë për këtë çështje, Bejko ka pranuar ftesën. I ftuar në “Breaking”, në Top-Channel, Bejko tha se nëse argumentat e kryeministrit Rama do të jenë bindës për ta, atëherë ‘bujrum’.
“Pa diskutim që duhet bashkëpunim dhe ne këtë kemi kërkuar që në fillim. Ne nuk vemi me kushte, ne nuk themi që do bëjmë 100 apo 120 komuna sepse kjo e zgjidh çështjen. Ne ecim sipas Kushtetutës. Kushtetuta thotë se duhet dialog politik. Politikisht themi. Mendojmë se dy të tretat e bashkive ku krijuan për interesa politike. Prandaj ne themi ulemi në një tryezë, së bashku me shoqërinë civile dhe të diskutojmë mbi ndarjen e re territoriale, siç e përcakton Kushtetueta e Shqipërisë. Ne do shikojmë se nëse argumentat e zotit Rama janë të tilla se duke pasur bashkëpunim na sjell më shumë demokraci, bujrum ta bëjmë. Ky do të jetë një dialog që do bëhet dhe me specialist për ndryshimin territorial. Një tryezë e gjerë që kur të bëhet kjo reform të mos diskutohet më për të vendosur dorë,”- tha Bejko ndër të tjera.
Kryeministri Rama u tregua i gatshëm të diskutojë me Partinë Demokratike në lidhje me këtë çështje. Reforma territoriale është një nga pikat kryesore të aksionit politik që do të nisë këtë shtator, me Kuvendin e ri.
(f.m/dosja.al)