Kush ka lindur rreth viteve ’50-’60, padyshim që është njohur me historinë e trishtë të Ganimet Cukut. Shumë prej tyre, edhe mund ta kenë njohur, ose kishin fatin që të shoqëroheshin me një nga femrat më të bukura të Tiranës, që la gjurmë përmes sharmit të saj dhe kokëfortësisë kundër sistemit diktarorial, dhe duke mos e duruar jetën që i ofroi sistemi i komunizmit u vetvra bashkë me nënën e saj.
Ajo ishte një vajzë nga Tirana dhe një ndër femrat më të lakuar të kohës. Jo kushdo mund t’i afrohej. Kishte zëra se ajo kishte shumë të dashur dhe se u merrte lekë.
Jeta e saj bëri bujë nga shëtitjet në Bulevard, vëmendja e meshkujve deri në vetëvrasjen e saj në në stallë derrash në Grabian të Lushnjes ku ajo i dha fund jetës bashkë me të ëmën.
Ajo njhet si një kurtizane që merrte para nga të dashurit e saj, por kjo është mohuar prej tyre.
Në fakt Ganimet Cukës i pëlqenin djemtë e pashëm, e që shijonte shoqërinë e tyre, këtë e pohojnë të gjithë, qoftë Ahmet Golemi, ish-i dashuri i saj i cili e tha këtë në një prononcim për Panorama para disa kohësh. Por ai ka refuzuar të pranojnë se për këtë Ganimeti merrte para.
Meshkujt e përndiqnin, i shkonin pas aromës që linte mbrapa në shëtitore.Djemtë e Tiranës ishin të ‘marrosur’ pas saj. Të tjerë, të ardhur nga të katër qoshet e kryeqytetit, sajonin ndonjë punë asaj lagjeje për ta parë. Shikimet nuk u ndesheshin, sepse Ganimeti rrallëkujt ia hidhte sytë.
Ahmet Golemi, kampion boksi në atë kohë, i përmbushte të gjitha kushtet për t’iu afruar. E theu akullin, që të shijonte pastaj ëndrrën, për tri vite me radhë, deri sa e ndaluan. E rënë në gjurmët e Sigurimit të Shtetit, historia e tyre u pengua. Gjatë historisë së tyre që e lakmonin të gjithë, sado i ri që ishte, kishte marrë sinjalizime të heshtura se ajo nuk ishte grua për të. Kjo, jo vetëm pse ishte gati 5 vite më e madhe në moshë se ai. Një zhurmnajë e vjetër në Tiranë, nga ato që jehojnë ende sot, gati 50 vite pas vdekjes së saj, e bënte të padenjë për të krijuar një marrëdhënie familjare.
Ajo vinte nga një familje e pasur, me babanë tregtar të vjetër të Tiranës. Zërat thonë se nuk kishin parë ndonjëherë që meshkujt të hynin pa hesap në shtëpinë e saj, sikundër flitet në romanin “Përballë pasqyrës së një gruaje” të shkrimtarit Ismail Kadare. Të gjitha të dhënat në romanin e Kadaresë të çojnë te vila e Ganimetit, të cilën ai e ka quajtur Margaritë.