Bulevardi pa çadër, rikthehet qarkullimi normal i mjeteve

Çmontohet çadra e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Çmontimi nisi në orën 21:30 të mbrëmjen  së të enjtes (18 maj 2017), 90 ditë pasi opozita nisi protestën për situatën e kriminalitetit dhe drogës në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm në bulevard ka nisur qarkullimi normal i mjeteve, duke çliruar kështu edhe trafikun.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa lajmëroi mbylljen e çadrës e ka cilësuar fitoren madhështore ndërsa tha se ka marrë fund koha e maskarenjve dhe se tashmë është koha e shqiptarëve.

Basha lajmëroi se tashmë demokratët i pret një mision i madh, ta shndërrojnë Shqipërinë në sheshin e lirisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme