Bullgaria bllokon negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE

Maqedonia e Veriut mund të mos nisë bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian në nëntor, në rast se nuk arrihet marrëveshje me Bullgarinë, e cila këtë çështje e ka kushtëzuar me zgjidhjen e dallimeve për emrin e shtetit, gjuhën maqedonase dhe definimin e prejardhjes etnike të disa personaliteteve historike.

Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani duke theksuar se vendimi duhet të merret nga të gjitha 27 shtetet anëtare të unionit.

“Natyrisht se parakusht për të hapur këtë mbledhje të parë ndërqeveritare, apo për nisjen e bisedimeve duhet të ketë konsensus për tekstin e bisedimeve, për të cilin Bullgaria ka vërejtjet e saja ku edhe i ka ngritur. Nuk është sekret e Bullgaria gjatë debatit në Bruksel ka kontesuar emrin e shkurtër të vendit dhe gjuhën. Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të arritur një gjuhë të përbashkët, natyrisht në kuadër të kornizës që e ka paracaktuar marrëveshja, që për çështjet historike vendimi të merret nga komisioni i historianëve”, ka deklaruar Osmani.

Drejtuesit e institucioneve shtetërore, “shpëtimin” nga gjendja e krijuar me mundësinë e bllokimit të bisedimeve e shohin në nënshkrimin e një aneksi në kuadër të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë (që Shkupi dhe Sofja kanë arritur më 2017) apo edhe të një deklarate në të cilët do të konfirmohet se “Republika e Maqedonisë së Veriut” është emri i vërtetë i shtetit dhe se “Maqedonia e Veriut” është emri i shkurtër kushtetues dhe se ky emër ka të bëjë vetëm se me territorin aktual të shtetit i cili nuk ka pretendime territorial ndaj asnjë vendi fqinj.

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev gjithashtu ka shprehur gatishmërinë që të vërtetojë atë që qëndron në kushtetutë për mospërzirje në punët e brendshme të Bullgarisë.

Por, sa i përket gjuhës maqedonase, drejtuesit shtetërorë kanë thënë se kompromis për këtë çështje nuk do të ketë. Pala bullgare pretendon se gjuha maqedonase, sikur edhe shtetit maqedonas, janë formuar pas Luftës së Dytë Botërore./rel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme