Bullgaria donacione për Pustecin, ambasadori shuan zërat: S’ka lidhje me censin, nuk luftojmë për numra me Maqedoninë e Veriut

Ivaylo Kirov, ambasadori i Bullgarisë u pyet sot në lidhje me donacionet e sjella në spitalin e Pustecit, nëse kanë lidhje ato me një formë presioni apo me censin. Në një përgjigje për gazetarët, jashtë kamerave Kirov tha se ky është një proces i nisur më parë dhe nuk ka lidhje me censin.

Sa i takon rezultatit të pritshëm të censit, Kirov është shprehur se Bullgaria nuk lufton për numra dhe kushdo është i mirëpritur për të shprehur etninë. “Nuk duam të luftojmë me vëllezërit të Maqedonisë së Veriut”, tha ai.

Më tej ka shtuar se nuk janë të shqetësuar për censin, por duhet të ndryshojnë mënyrën sesi njerëzit mendojnë për Bullgarinë.

Ivaylo Kirov ishte këtë të mërkurë në Pustec në qendrën shëndetësore ku u bë donacion nga Bullgaria për të dyja qendrat e kësaj bashkie.

(BalkanWeb)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme