Pas vendimit të kryeministrit të vendit Isa Mustafa, për ta emëruar akademikun Hivzi Islamin në krye të Komisionit të ri shtetëror për matjen e territorit të Kosovës, kanë ardhur edhe reagimet e para.
Është deputeti i LDK-së, dhe njëherësh profesori i gjeografisë, Shpejtim Bulliqi ai i cili ka ironizuar me Islamin dhe me këtë komision.
Kundërshtuesi më i madh i versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi, tha për Gazetën Blic ka thënë se po i dhimbsen edhe fjalët që të komentoj emërimin e Islamit në krye të këtij komisioni.
“Pyesni Hivzi Islamin se a ka matur tokë ndonjeherë në jetën e vet”, tha Bulliqaj.
Para disa muajsh kishte akuza e kundërakuza ndërmjet akademik Hivzi Islamit dhe profesorëve të gejografisë, Shpetim Bulliqi e Florim Isufi.
Islami i cili ishte edhe profesor i dyshes kundërshtuese të demarkacionit me Malin e Zi, i kishte quajtur mashtrues e metrapazëë.
Ai sot tha se është për keqardhje që opozita nuk mori pjesë në takimin konstituiv të Komisionit Qeveritar për matjen e territorit, derisa habiti kur tha se ai nuk do të ndikohet nga politika.
Sidoqoftë, Bulliqi e Isufi kanë argumentuar se Kosova nga versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi, humb hiq më pak se 8 mijë hektarë.
Kanë kaluar më shumë se një vjet e gjysë që kur Kosova e ka nënshkruar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, por që nuk ka arritur që ta ratifikoj në Kuvend.
Ishte fillimisht opozita përmes gazit lotsjellës e protestave që kundëtshoi kalimin në Kuvend të kësaj marrëveshjeje, çka bëri që pastaj edhe shumë deputetë të koalicionit të mos pajtoheshin me këtë version të demarkacionit.