Bulliqi ka një pyetje publike për Kadri Veselin

Vetëm pak pas paraqitjes së Kadri Veselit në televizion, ku ndër të tjera ka thënë se më shumë është i prirë t’u besojë hartave dhe fakteve të miqve nga SHBA e Evropa, se sa atyre jugosllave, ka reaguar deputeti i zëshëm kundër mënyrës se si është shënjuar demarkacioni me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi ka thënë se ka një pyetje publike për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

“Z. Veseli unë kam vetëm një pyetje publike për ju: ‘Cilat janë ato harta topografike 1:25000, kush i ka prodhuar dhe nga cili botues janë ato në të cilat komisioni i juaj e ka shënjuar kufirin e ri’. Ndërsa opinionit publik i bëjmë më dije se është shënjuar në po këto harta topografike të prodhuara nga Institutit Gjeografik Ushtarak të ish Jugosllavisë. Andaj kjo që thoni është pa ndonjë mbështetje sepse këtyre ju ka besuar edhe vetë komisioni i juaj!”, ka thënë Bulliqi,.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme